Që nga largimi i tij prej Lazios në muajin mars, Maurizio Sarri ka mbetur pa klub.
Disa ekipe kanë shprehur interesim për shërbimet e Sarrit. Vet trajneri ka zbuluar se ka marrë katër oferta pune.
“Unë jam i hapur për të gjitha projektet që më tërheqin. Deri më tani, të katër klubet që më kanë kërkuar janë nga jashtë – nga Premier League dhe La Liga. Varet nga mundësitë dhe cili projekt afatgjatë do të më tërheqë”, tha Sarri.
Në të kaluarën, Sarri ka drejtuar ekipe si Juventusi, Napoli e Chelsea.
Ai tash po lidhet me klube si Newcastle dhe Sevilla në javët e fundit.