Sporti

Sarri e sheh Jorginhon kandidat për “Topin e Artë”

07/06/2021 11:09
nga:M K

Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri thotë se mesfushori Jorginho do të jetë njëri prej kandidatëve për ta fituar “Topin e Artë” nëse Italia e fiton titullin e Evropës.

Jorginho ka impresionuar me paraqitjet e tij në “Euro 2020”, si dhe gjithashtu sezonin e fundit e ka fituar trofeun e Ligës së Kampionëve me Chelsean. Sarri e njeh mirë Jorginhon, me të cilin ka punuar te Napoli edhe Chelsea.

“Nëse Italia e fiton Evropianin, atëherë Jorginho është kandidat për ta fituar ‘Topin e Artë’. Ai është një futbollist fantastik dhe i bën gjërat të duken të lehta”, ka thënë Sarri.

Itali – Spanjë: Analiza, formacionet e mundshme dhe parashikimi