Sporti

Sarri: Diçka ndryshoi

07/01/2020 08:01
nga:M K

Shefi i shtabit teknik të Juventusit, Maurizio Sarri, u pa tejet i lumtur pas fitores së pastër në udhëtim të skuadrës së tij përballë Genoas.

“Bardhë e zinjtë” triumfuan 1-3, me golat e Ronaldos, Dybalas dhe të Douglas Costas, për të ruajtur distancën prej katër pikësh ndaj përcjellësit të parë, Lazios, që mbrëmë fitoi me përmbysje në Torino, ndaj ekipit me po të njëjtin emër, përcjell GazetaBlic.

Tekniku deklaroi se pas humbjes nga Napoli në finale të kupës, grupi ka reaguar mirë dhe e pranoi se diçka ka ndryshuar.

“Djemtë reaguan mirë pas disfatës në finale të ‘Coppa d’Italia’. Diçka ndryshoi. Treguam një pjesë të parë të mirë. Ndoshta nuk shënuam, por as nuk pësuam, pastaj e dyta ishte fenomenale”, tha fillimisht Sarri.

Ndërkaq, ai u pyet edhe për largimin e Miralem Pjanic drejt Barcelonës, për të cilin shtoi se nuk dëshiron të flas shumë.

“Ditëve të fundit as që kam folur me të. E pranoj se flisja pas çdo dështimi ose rrugëtimi të tij, qoftë pozitiv ose negativ. Menduam dhe synuam një zgjidhje. E gjetëm. Jam i bindur se ai do të tregojë shumëçka. E pashë të lumtur dhe të qetë”, përfundoi italiani.

/GazetaBlic/

02/27/2020 12:06

Sarri: Po të ishim në Itali, do të akordoheshin dy penallti në favorin tonë