Sporti

Sarri – Chelsea, ja çfarë po ndodhë

06/12/2019 08:22
nga:Lorik J

Chelsea është duke tentuar që ta bindë trajnerin Maurizio Sarri që ta refuzojë ofertën nga Juventus në mënyrë që të qëndrojë në Stamford Bridge.

Italiani lidhet me një kalim te kampioni i Serie A, si zëvendësim i trajnerit Massimiliano Allegri, shkruan Sun.

Por The Blues nuk janë të gatshëm që ta lënë 60 vjeçarin që të ikë pas triumfit në Europa League.

Ata do të bëjnë tash përpjekjen e fundit për ta bindur atë që ta refuzojë kthimin në shtëpi.