Deputetja e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci ka folur për zhvillimet në Kretë, ku po zhvillohet sesioni i Komitetit për Politikë dhe Demokraci të Këshillit të Evropës, raporton Gazeta Blic.
Ajo ka theksuar se ndër pikat ku është diskutuar ka të bëjë me perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.
Bogujevci tha se kur Dacici e mori fjalën, ai u mundu të paraqitej si një viktimë.
“Reagimi ynë ka qenë për shumë të pavërteta që janë thënë nga Dacic”, tha ajo në emisionin “Politiko” në Kanal 10, raporton Gazeta Blic.
Bogujevci tha se kur Dacic u viktimizua se ai është nga Prizreni dhe nuk mund të kthehet aty, ajo ka reaguar duke ia përmendur krimet që regjimi i Millosheviqit ka bërë ndaj familjes së saj.
Pas reagimeve tona, shumë kolegë nga ky Komitet i Këshillit të Evropës na kanë përkrahur për ato që i deklaruam aty.
Ajo e ka vlerësuar si shumë me rëndësi që në sesione të tilla mos të ketë dallime partiake.
Bogujevci e ka falënderuar edhe deputetin e LDK-së, Arben Gashi për paraqitjen në sesionin e Komisionit për Politika dhe Demokraci të Këshillit të Evropës.