Analisti politik, Arbnor Sadiku, ka folur lidhur me masat e Bashkimit Europian ndaj Kosovës.
Ai për Gazeta Blic ka thënë se për t’u hequr masat duhet të mbahen zgjedhjet në veri dhe të formohet Asociacioni.
“Kërkesa për heqjen e masave ëshë e e drejtë, por BE-ja e ka bërë të qartë, që së pari duhet ketë deeskalim të situatës në veri, dhe mbajte të zgjedhjeve lokale atje, si dhe së dyti, të kemi hapa konkret drejt formimit të Asociacionit të komuave serbe, pas pranimit të tij në Bruksel”, ka thënë Sadiku.
Sadiku tutje ka theksuar se sanksionet nuk mund të hiqen pa zgjedhje dhe pa formimin e Asociacionit.
“E më pas mund t’i hiqen masat Kosovës nga BE-ja, në të kundërtën Kosova mbetet e sanksionuar nga BE-ja”, ka thënë analisti Arbnor Sadiku.
Lidhur me këtë temë ka folur për Gazeta Blic dhe analisti politik Fidan Ukaj, ku ka thënë se masat ndaj Kosovës lidhen me marrëveshjen e Bratisllavës.
“Kosova ka marrë obligime nga dakordimi i Bratisllavës, kur është dakorduar që të ketë proces të ri zgjedhor, dhe tani së fundmi e kemi parë edhe Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, ku kritkon Kosovën për mos përmbushjen e këtij zotimi për të pasur proces të ri zgjedhor, e për rrjedhoj masat e BE-së janë akoma në fuqi”, ka thënë Fidan Ukaj. /GazetaBlic/
Bislimi i kërkon Bashkimit Evropian “t’i heqë sa më shpejtë masat sanksionuese” ndaj Kosovës