Sporti

Sane te Bayern? Ja përgjigjja epike e Guardiolës

05/25/2019 16:01
nga:Ideal

Një ndër negociatat më të bukura të merkatos së verës është flirti ndërmjet Bayern Munchen dhe Leroy Sanes.

Presidenti i bavarezëve, Uli Hoenes, si rrallë herë, i lejoi vetes të shprehte hapur interesimin për të në media. Ai e pranoi se dëshironte të nënshkruante me lojtarin e kombëtares gjermane.

Manchester City ishte dakord me këtë lëvizje, por duket se trajneri Pep Guardiola ka ndryshuar mendje. Spanjolli do që të mbajë në skuadër futbollistin 23-vjeçar. Kampionët e saposhpallur të Anglisë i kanë ofruar rinovimin Sanes.

Ata duan ta bindin duke i ofruar 1700 mijë euro në javë, një shifër e papërballueshme nga Bayern Munchen.

“Qytetarët” duan që lojtari të nënshkruajë dhe për 1 vit e gjysmë me ta, ndërsa Guardiola i ka komunikuar futbollistit se dëshiron ta mbajë në skuadër. Numri një i stolit i ka thënë gjithashtu se nuk do ta imponojë të qëndrojë nëse do të ndryshojë ambient. /Telesport/