Geek

Samsung prezantoi Galaxy A8 (2018)

12/19/2017 14:01
nga:M H

Samsung Electronics prezantoi pajisjen më të fundit në serinë e tij Galaxy A: Galaxy A8 (2018).

Pajisja ka kamerë të dyfishtë në anën e përparme, një ekran të madh dhe dizajn të jashtëzakonshëm ergonomik që mbështetet në përvojat e trashëguara nga dizajni i modelit “flegship” premium.

Galaxy A8 (2018) është më elegant, i përshtatshëm dhe i lehtë për t’u përdorur se kurrë më parë, transmeton KosovaPress.

Përdoruesit mund të bëjnë foto të qarta me ndihmën e kamerës së pasme prej 16 MP dhe kamerës së dyfishtë të përparme prej 16MP+8MP.

Pajisja vjen në tri ngjyra, e zezë, orkide dhe e artë, si dhe është rezistuese ndaj ujit dhe pluhurit, transmeton KosovaPress.

Galaxy A8(2018) mbështet kartelën microSD ashtu që mund të zgjeroni kapacitetin e memories për ruajtjen e të dhënave deri në 256 GB, ndërsa është pajisja e parë në seri A që mbështet Gear VR. Galaxy A8(2018) do të jetë i pranishëm në fillim të janarit 2018.

 

02/25/2018 22:11

Samsungu prezantoi telefonat e mençur Galaxy S9 dhe S9+ (Foto)