Uncategorized

Samsung Galaxy S8 shitet shkëlqyeshëm

06/28/2017 21:14
nga:A. R.

Samsung ka bërë të ditur shifrat sa i përket shitjes së telefonave të ri Galaxy S8 dhe Galaxy S8 Plus në Korenë Jugore.

Sipas pohimeve të Samsung, kompania deri më tash ka shitur 1,3 milion telefona në Korenë e Jugut. Kjo do të thotë se Samsung ka shitur rreth 12.000 telefona në nivel ditor, që paraqet sasi shumë të madhe të arritur se ndonjë telefon tjetër i kompanisë.

Galaxy S8 është shitur në një milion njësi për 37 ditë, ose dyfish më shpejt se sa që këtë e kanë bërë modelet Galaxy S7 ose S6. Samsung së shpejti do të paraqesë kthimin e telefonit/fabletit Galaxy Note7 në treg, pas të cilit do të arrijë edhe Galaxy Note8 në gusht.

06/17/2019 13:14

Telefonat po e ndryshojnë skeletin e njeriut!