Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pritur me ceremoni shtetërore nga homologu i tij britanik, Keir Starmer në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit që mbahet në Londër.
Siç shihet nga pamjet dy liderët e dy vendeve shtrëngojnë duart dhe më pas marrin pjesë në seancën plenare e samitit.
Mbretëria e Bashkuar mirëpret këtë vit samitin vjetor të Procesit të Berlinit, me fokus te temat kyçe si emigracioni, siguria dhe zhvillimi ekonomik në rajon.


