Këtë vit FFK ndau një çmim të veçantë siç është “Çmimi i Karrierës”.
Ky çmim i dedikohet futbollistëve të cilët kanë pasur karrierë të suksesshme dhe të cilët kanë dhënë kontribut në futboll.
E ky çmim i takoi ish-portierit dhe ish-kapitenit të Kombëtares, Samir Ujkani, i cili sivjet u pensionua nga futbolli aktiv.
Përtej sukseseve nëpër klube ku ka luajtur ndër vite, Samir Ujkani është ndër të parët i cili i është bashkuar kombëtares së Kosovës. Ndikimi i tij në ekipin dardan ishte i jashtëzakonshëm. Kontribut të madh, vetëm se tani në një form tjetër, presim që ai të jap edhe në pozitën e re, si zëvendës drejtor i Kombëtares së Kosovës.
Çmimin për Samir Ujkanin e ndau ish-kryetari i FFK-së, Sabri Hashani. Ai pas marrjes së këtij çmimi u shpreh falënderus ndaj FFK-së dhe krenar që i ka shërbyer vendit.
“Ndjej emocione por edhe kur shikoj karrierën time. Jam 10 vjet që jam bashkuar me Kombëtaren e Kosovës, Kemi pasur moment shumë të vështira, por edhe momente që kanë qenë të paharrueshme. Falënderoj familjen time, bashkëlojtarët e mi dhe të gjithë ata që më kanë përkrahur. Shpresoj të jap kontributin tim edhe nga pozicioni i ri dhe të arrijmë suksese së bashku”, ka theksuar Ujkani.