Lajme

Sami Lushtaku udhëton të dielën për në Hagë. E shoqëron edhe ky deputet!

01/12/2019 01:04
nga:Gazeta Blic

Njëri nga ish- komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku do të udhëtoj të dielën për në Hagë.

Kështu ka bërë të ditur në një emision televiziv, deputeti i Nismës, Milaim Zeka.

Ai ka theksuar se Lushtakun do ta shoqëroj avokati i tij, Arianit Koci, djali i tij, Mërgimi, si dhe vetë Zeka, raporton Gazeta Blic.

Duke folur në këtë intervistë, Zeka ka theksuar se edhe Kryetarit të Kuvendit dhe njëherit kreut të PDK-së, Kadri Veselit i ka ardhur ftesa tashmë në Prishtinë, nga Gjykata Speciale.

“Nuk e di se a e ka marrë apo jo ftesën Kadri Veseli. Por, ftesa nga Gjykata Speciale ka ardhur në Prishtinë”, ka theksuar ai, raporton Gazeta Blic.

Tutje, Zeka ka theksuar se as i pari i vendit, Hashim Thaçi nuk do të shpētoj nga kjo Gjykatë.

Madje, ka shtuar ai se Thaçi tashmë ka gjetur edhe avokatët që do ta mbrojnë.

“Gjykata është bërë ekskluzivisht për Hashim Thaçin, nuk është për ty (gazetarit) e mua. Ai mund t’i bëjë 100 marrëveshje me Serbinë, prap nuk shpëton nga Gjykata Speciale”, tha ai.

Ai tha se Thaçi është marrë dy-tri herë në pyetje nga ana e Gjykatës Speciale.