Lajme

“Sami Lushtaku s’ka kontribut në luftë”- Sami Lushtaku i kundërpërgjigjet Bekim Jasharit

07/15/2021 23:03
nga:Gazeta Blic

Zyrtari i PDK-së, Sami Lushtaku, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se të hënën do ta zyrtarizojë kandidaturën për kryetar të Skenderajt.

Lushtaku ka bërë të ditur se edhe zyrtarisht do të kandidojë në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor.

“PDK nuk mund të mos ketë kandidat në Skenderaj. Të hënën do ta zyrtarizojë kandidaturën”, tha ai.

Ai ka folur edhe për raportet e tij me kryetarin e Skenderajt, Bekim Jashari, i cili së fundi në një intervistë ka thënë se Lushtaku nuk ka kontribut në luftë. Lushtaku nuk ka dashur të komentojë këto deklarata.

“Bekimi ka pasur me mua se pse unë me Bekimin asnjëherë. Nuk kam folur asnjëherë për të. Ai është përgjegjës për fjalët e tij. Për intervistat që i ka bërë herë pas here. Tash shiko, nuk kisha pasur shumë dëshirë të flas për luftën pasi ajo ka kaluar 20 vjet. Shumë kolegë të mi kanë qenë në luftë dhe tani janë shuar. Skenderaj ka qenë Kandahar, tash është qytet simpatik. Qytetarët që vijnë në Skenderaj e dijnë se cfarë ndryshimi ka pasur me PDK-në. Me ardh në Skenderaj nuk e ke ditur se je në Kosovë”, ka thënë ai.

Tutje ai ka komentuar mundësinë që VV të mbështesë Jasharin në zgjedhjet lokale në Skenderaj.

“Është vendim i tij. Nuk është i imi dhe jo i PDK-së. Unë dhe PDK nuk e kemi dëshirën që ai të jetë kundërkandidat i joni. Por unë nuk heki dorë nga kandidimi”, përfundoi ai.

 

Sami Lushtaku shpalos detaje për vrasjen për të cilën u akuzua