Lajme

Sami Lushtaku ka dy fjalë për aktakuzën ndaj Hashim Thaçit e Kadri Veselit: Gjykata Speciale e sulmoi politikisht presidentin dhe Kosovën

07/09/2020 20:46
nga:Gazeta Blic

Ish- komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku ka theksuar se Gjykata Speciale e ka goditur politikisht presidentin Thaçi dhe Kosovën, raporton Gazeta Blic.

Ai ka theksuar se Kuvendi i Kosovës e ka pasur mundësinë që ta zhbëjë Gjykatën Speciale, por nuk ka dashur ta bëjë një gjë të tillë, sepse e ka themeluar vetë.

Ndërkaq, analisti politik, Imer Mushkolaj ka theksuar se ka pasur përpjekje për zhbërjen e Gjykarës Speciale.

Ai në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka theksuar se Gjykata Speciale u bë ashtu siç e kishte kërkuar ish- kryeminsitri Hashim Thaçi.

Ndryshe, ditë më parë Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj presidentit Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli./ Gazeta Blic

Albulena Balaj godet ashpër Haxhi Shalën, e quan bukëpërbysës dhe analfabet

11/24/2020 08:46

Kryeprokurori kërkon që gjykimi ndaj Thaçit e të tjerëve të mos nisë më vonë se shtatori i 2021-s