Lajme

Sami Lushtaku: Askush nuk mund të më largojë nga PDK, nëse vetëm një njeri mbetet në parti, unë do të jem i dyti

07/09/2020 21:52
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushatku ka theksuar edhe njëherë se askush nuk mund ta largojë nga partia, raporton Gazeta Blic.

”Askush nuk mund të më largoj nga PDK. Nëse mbetet vetëm një njeri në PDK, unë do të jem i dyti”, tha ai në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini.

Sami Lushtaku ka theksuar se deputeti i preferuar i tij i PDK-së, ka qenë Gani Koci.

Ai ka theksuar se Gjykata Speciale do ta dëmtoj më së shumti Partinë Demokratike të Kosovës.

Duke komentuar disa emra si Arsim Bajrami dhe të tjerë në PDK që dështuan të bëhen deputet, ai tha se “jo gjithmonë fiton më i miri”.

Ai tha se PDK ka pasur kërkesa dhe mundësi për të qenë pjesë e Qeverisë, por ai tha se Veseli ka qenë i qartë për të qëndruar në opozitë.

Godet Sami Lushtaku: Veprimi i sotëm i Vetëvendosjes është pafytytësi, Rexhep Selimi ndryshe flet e ndryshe vepron

07/09/2020 20:57

Godet Sami Lushtaku: Veprimi i sotëm i Vetëvendosjes është pafytytësi, Rexhep Selimi ndryshe flet e ndryshe vepron