Lajme

Sallahu i VV-së pas vendimit të PZAP-së: Do të bëjmë ankesë në Gjykatën Supreme

01/26/2021 16:25
nga:Q R

Zyrtari ligjor i Lëvizjes Vetëvendosje, Berim Sallahu, ka komentuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që ka vendosur kundër ankesave të subjekteve politike, lidhur me mos certifikimin e kandidatëve të tyre që kanë probleme me ligjin.

Sallahu në Facebook ka shkruar se brenda afatit ligjor do të bëjnë ankesë në Gjykatën Supreme kundër vendimit të PZAP-së, shkruan Gazeta Blic.

Postimi i plotë:

“Brenda afatit ligjor do të bëjmë ankesë në Gjykatën Supreme kundër vendimit antikushtetues të PZAP-së.
Nuk do të ndalemi”

Manxhuka i VV-së pas vendimit të PZAP-së: LVV do të jetë me Albin Kurtin në zgjedhje