Cult

Salla koncertale vjen në qendër të Prishtinës

01/09/2018 16:27
nga:M H

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, sot priti në takim kryeministrin e Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, pikërisht në objektin e Komunës së Prishtinës.

Në këtë takim, përveç të tjerash, u bisedua edhe për sallën koncertale apo pallatin e operës, objekt ky i cili në fushatën e fundit ka qenë një pikë e fortë për të gjithë kandidatët e veçmas për kryetarin Ahmeti.

Sipas, njoftimi të bërë nga i pari i kryeqytetit, në rrjetin social Faebook, mbi atë se për çfarë janë dakorduar me kryeministrin Haradinaj, është edhe zhvendosja e ATK-së që është në qendër të Prishtinës ku objekti i kësaj administrate do të shfrytëzohet si sallë koncertale apo pallat i operës.

“Po ashtu, u dakorduam për krijimin e një Task Force për zhvendosjen e një pjese të administratës shtetërore në periferi të qytetit, duke filluar nga largimi i ATK-së, ashtu që atë objekt ta shfrytëzojmë si sallë koncertale apo pallat të operës”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Shpend Ahmetit.

 

 

10/16/2018 16:58

Mësohet identiteti i personave të përfshirë në incidentin e mbrëmshëm në Prishtinë, njëri nga ta është i afërm i Enver Sekiraqës!