Sporti

“Salah vepro si Coutinho, shko në La Liga”

03/20/2018 17:00
nga:Lorik J

Legjenda e Arsenalit, Ian Wright beson se Liverpool do të luftojë për të mbajtur Mohamed Salah në ekip këtë verë.

Por ai gjithashtu beson se anësori mund të ndjekë rrugën e Philippe Coutinho duke u transferuar në La Liga, shkruan GazetaBlic

Salah ka shënuar 28 gola në 32 paraqitje në këtë sezon në Premierligë.

Wright beson se Liverpool do të zhvillojë një luftë me Realin për Salahun.

“Problemi i Liverpoolit tani është Salah. Ata nuk e dinë nëse ai do të vazhdojë të luajë për ta, apo do të transferohet në Real Madrid”.

“Salah mund të ndjekë rrugën e Coutinhos për t’u transferuar në La Liga”, tha ai./GazetaBlic/

10/12/2019 22:49

Salah pozon krah modeles së njohur