Sporti

Salah reagon për gabimet e Karius

07/23/2018 14:48
nga:Lorik J

Portieri i Liverpoolit, Loris Karius nuk po kalon momente të mira.

25 vjeçari po vazhdon me paraqitjet e tij skandaloze edhe në ndeshjet miqësore, parasezonale të ‘Reds’, shkruan GazetaBlic

Skuadra e Liverpoolit dje ka humbur ndaj Dortmundit me rezultatin 1-3. As në këtë ndeshje Karius nuk u tregua i vëmendshëm – ku gaboi në disa raste.

Karius tashmë është bërë mjaft i famshëm me gabimet e tij, pasi në finalen e Ligës së Kampionëve ai dështoi në dy raste.

E për gabimet e Karius ka folur edhe Salah, i cili i ka dalur në mbrojtje portierit të skuadrës.

“Qëndro i fortë Karius, kjo i ndodhë edhe lojtarëve më të mirë në botë. Injoro personat që të urrejnë”, ka shkruar Salah në Twitter.

/GazetaBlic/

12/07/2019 17:16

S’kanë të ndalur golat në duelin Bournemouth – Liverpool, shënon edhe Salah