Sporti

Salah poston një fotografi emocionuese para fillimit të Kupës së Botës

06/12/2018 15:10
nga:Lorik J

Sulmuesi i njohur i Liverpoolit, Mohamed Salah po përgatitet për Kupën e Botës 2018.

Kampionati botëror 2018 do të zhvillohet në Rusi që nga 14 qershori deri më 15 korrik, shkruan GazetaBlic

Ylli i Egjiptit, Mohamed Salah ende nuk dihet nëse do të luajë në ndeshjen e parë të kombëtares së tij në këtë kompeticion – pasi ai ka lënduar shpatullën në ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve.

Pak ditë para fillimit të Kupës së Botës, Mohamed Salah ka postuar një fotografi në Twitter.

“Do t’i vesh këto për 100 milionë egjiptian”, shkroi Mohamed Salah në Twitter.

Salah do të jetë gati për ndeshjet e Kupës së Botës, por sipas mjekëve të Egjiptit ai është në dyshim vetëm për ndeshjen e parë ndaj Uruguait. /GazetaBlic/

09/22/2019 15:19

Portieri egjiptian i jashtëzakonshëm, vjen me pritjen e vitit