Sporti

Salah po stërvitet i vetëm në ambientet e skuadrës së Liverpool

12/09/2025 12:19
nga:Mergim Rreci

Mohamed Salah postoi një postim kurioz në rrjetet sociale, ku shfaqet duke u stërvitur i vetëm në palestrën e bazës së klubit të Liverpoolit.

Egjiptiani nuk gjeti vend në grup për ndeshjen me Interin në raundin e gjashtë të fazës kryesore të Ligës së Kampionëve, transmeton GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes me Leeds, Salah tha se ndihej i “tradhtuar” nga Liverpool dhe zbuloi se marrëdhënia e tij me Arne Slott ishte përkeqësuar.

Kjo ishte ndeshja e tretë radhazi në të cilën lojtari ofensiv 33-vjeçar u la në stol, dhe e dyta në të cilën ai nuk luajti.

Salah nuk e përjashtoi mundësinë e largimit nga klubi i Merseyside në janar, por Liverpooli nuk ka ndërmend të ndahet nga lojtari ndërkombëtar egjiptian.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Mohamed Salah (@mosalah)

/GazetaBlic Sport/