Sporti

Salah po mendon pensionimin nga Egjipti, kjo është arsyeja

06/24/2018 18:44
nga:Lorik J

Mohamed Salah po konsideron mundësinë e largimin nga kombëtarja e Egjiptit.

Sulmuesi i Liverpoolit është shpallur qytetar nderi i Qeqenisë, por pas kësaj ngjarje ai po mendon seriozisht largimin nga Egjipti, shkruan GazetaBlic

Ylli i Egjiptit mund të luajë ndeshjen e tij të fundit ndaj Arabisë Saudite nesër nga ora 16:00 dhe më pas të pensionohet nga Egjipti, raporton Indepented.

Salah ka qenë më meritori që Egjipti është kualifikuar për në Kupën e Botës.

Lojtari egjiptian nuk po i pëlqen që emri i tij po përmendet për qëllime politike dhe tani po mendon seriozisht largimin nga kombëtarja.

Megjithatë ende nuk ka asgjë zyrtare dhe nëse qëndron diçka pas kësaj, atëherë Salah do të njoftojë pas ndeshjes së nesërme.

/GazetaBlic/