Sporti

Salah: Liverpooli mund t’a fitojë Ligën e Kampionëve

09/17/2018 20:56
nga:M K

Liverpooli po vazhdon të shkëlqejë në këtë fillim edicioni të Premier Ligës.

Nga pesë ndeshje të zhvilluara deri më tani, djelmoshat e Kloppit kanë regjistruar pesë fitore, shkruan GazetaBlic.

Momentalisht Chelsea është në vendin e parë, për shkak të golaverazhit më të mirë që e ka në raport me ‘The Reds’.

Mirëpo si duket, Premier Liga nuk është synimi i vetëm i klubit nga ‘Merseyside’, pasi këta të fundit pritet të përqendrohen edhe në Champions Ligë.

Së fundi ka folur edhe Muhammed Salah, i cili ka deklaruar që 18 herë kampionët anglez mund t’a fitojnë garën më të madhe për klube në kontinentin e vjetër, për herë të gjashtë në histori.

Kujtojmë që sezonin 2018/2019, ishullorët e hapin përballë PSG-së në ‘Anfield’, nesër me fillim nga ora 21:00.

/GazetaBlic/

12/10/2019 21:07

Asnjë minutë e vetme për Shaqirin, notat e lojtarëve: Salzburg – Liverpool