Sporti

Salah ia mbyllë derën Real Madridit me këtë deklaratë

02/08/2018 16:22
nga:Y.K

Mohamed Salah ka folur rreth mundësisë së tij që një ditë të transferohet tek kampioni i Evropës Real Madrid.

Egjiptiani ka thënë që për momentin është shumë i lumtur tek skuadra e Liverpoolit.

Trajneri yt (i Egjiptit) Hector Cuper kohët e fundit deklaroi se Madridi është i interesuar për ty. A ju intereson kjo ide?

“Pse mendoni se ata i thonë këto gjëra? Nuk kam shumë për të thënë për këtë. Nëse më duhet të them diçka, do të them se jam i lumtur në Liverpool “.

Në pyetjen se a shikon La Ligën, kjo ishte përgjigjja e tij ?

“Po, e ndjek atë, shoh disa lojëra. Jo gjithmonë, sepse ndonjëherë ato përkojnë me ndeshjet e Liverpool, sigurisht. Është një ligë e mirë, ka skuadra të mëdha dhe mënyra se si ata luajnë është shumë tërheqëse ”

Salah po kalon në një formë fantastike te Liverpool, pasi ka shënuar 21 gola në 25 ndeshje në Premier Ligë./Gazeta Blic

 

 

08/11/2018 21:10

5 kandidatët për “Këpucën e Artë” të Premier Ligës