Sporti

Salah: Duhet të ndryshojmë mënyrën se si i trajtojmë gratë në kulturën tonë

04/18/2019 14:09
nga:Lorik J

Ai është ylli i Liverpoolit në fushë, por puna më e rëndësishme e Mo Salah mund të vijë në shprhje edhe për trajtim më të mirë të grave në botën muslimane.

Salah është një nga lojtarët më të mirë në botë dhe është i vetëdijshëm për aftësinë e tij për të sjellë ndryshime, shkruan CNN, përcjell GazetaBlic.

26-vjeçari është përfshirë nga ‘The Times’ në listën e 100 personave që kanë më së shumti ndikim në botë për këtë vit.

Në një intervistë me TIME, ai theksoi rëndësinë e barazisë gjinore, duke reflektuar në sjelljet në atdheun e tij.

“Unë mendoj se ne duhet të ndryshojmë mënyrën se si i trajtojmë gratë në kulturën tonë”, tha Salah.

“Unë i mbështes gratë më shumë se ç’kisha bërë më parë, sepse ndihem sikur ato meritojnë më shumë.”

/GazetaBlic/