Sporti

Saelemaekers: Ëndrra u realizua

02/04/2020 18:44
nga:M K

Luajti për 15 minuta në barazimin që Milani e arriti përballë Veronës në San Siro.

Ai zëvendësoi Davide Calabrian, i cili u largua nga loja një çerek para fundit, shkruan GazetaBlic.

Fjala është për Alexis Saelemaekers, që erdhi në qytetin e modës ditën e fundit të afatit kalimtar.

Ishi i Anderlechtit, foli në një konferencë për media, teksa u shpreh tejet i lumtur me këtë arritje.

“Është një ëndërr e bërë realitet. Një moment i jashtëzakonshëm të dielën. Hyra si zëvendësues dhe luajta si mbrojtës i djathtë. Është një pozitë të cilën mund ta luajë. Më pëlqen të luajë sa më gjallë që është e mundur dhe kështu ta ndihmojë skuadrën drejt objektivave”, përfundoi 20 vjeçari.

/GazetaBlic/

06/28/2020 19:50

Notat e futbollistëve: Milan – Roma