Lajme

Sadriu kërkon rinumërim në gjithë Kosovën, flet për luftë të brendshme në LDK: Target paska qenë Paris Guri

01/18/2026 20:56
nga:Genita C

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kërkuar rinumërim të votave në të gjithë Kosovën, duke thënë se kanë dalë në pah të dhëna serioze për cenim të vullnetit dhe dinjitetit të qytetarëve gjatë numërimit, raporton GazetaBlic.

Ajo ka kërkuar transparencë të plotë, zbardhje të rasteve dhe përgjegjësi për të gjithë ata që, sipas saj, kanë ndërhyrë në vota.

Lushaku-Sadriu ka theksuar se brenda LDK-së po zhvillohet një luftë e brendshme politike, ku sipas saj, cak i sulmeve ka qenë deputeti Paris Guri, të cilin ajo e cilësoi si përfaqësues të rinisë dhe një nga deputetët më aktivë të partisë.