Lajme

Sadiku: LVV shkon diku te 41 për qind

09/27/2024 20:54
nga:Sh R

Në sondazhin e fundit nga UBO Consulting, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë me mbi 49 për qind të mbështetjes qytetare.

Kështu së paku ka thënë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova.

Lidhur me këtë çështje, në një prononcim për GazetaBlic, analisti politik Arbnor Sadiku, thotë se UBO është organizatë që ka humbur kredibilitetin e saj për matje të rezultatit të partive me zgjedhjet e fundit lokale.

Ndër të tjera ai thotë se ky nuk mund të jetë një rezultat real, ku sipas tij LVV do shkoj diku rreth 41%.

“Besoj qe Ubo është organizatë që ka humbur kredibilitetin e saj per matje te rezultatit te partive, me zgjedhjet e fundit lokale, andaj, nuk besoj se ky mund jetë rezultat real, konsideroi se LVV shkon diku te 41%”, tha Sadiku për GazetaBlic.

Albulena Haxhiu: Sondazhi i fundit e vë Vetëvendosjen me mbi 49% të votave – pa mërgatën