Sporti

Sacramento mposht Minnesotan në shtesa, Chicago fiton duelin dramatik përballë San Antonio’s

01/28/2020 12:43
nga:M K

Super-përballje u zhvilluan mbrëmë në NBA, përkundër faktit se ato fillon me 24 sekonda solidarizim, ndaj vdekjes së Kobe Bryant.

Legjenda që i shokoi të gjithë me aksidentin me helikopter, po përkujtohet në gjithë botën e basketbollit, ndërsa skuadrat të njëjtën e bënë edhe mbrëmë, shkruan GazetaBlic.

Padyshim se dueli më interesant u luajt në “United Center” të Chicagos, ku “Bulls” mposhtën San Antonio Spurs në një duel dramatik, ku vendasit triumfuan me një pikë dallim. Në anën tjetër, Sacramento Kings fituan si mysafirë të Minnesotas me rezultat 129-133 në një ndeshje tejet interesante, ku fituesi u vendos në shtesa.

Luka Doncic realizoi “double-double” 29 pikë, 11 kërcime e 5 asistime në fitoren 107-97 të Dallas Mavericks në udhëtim te Oklahoma City Thunder.

Më poshtë rezultatet e mbrëmshme dhe renditja tabelare në të dyja konferencat.

/GazetaBlic/

05/23/2020 22:20

NBA rinisë në korrik, ndeshjet luhen në “Disney World”!