Cult

Sabri Hamiti: Ibrahim Rugova

12/02/2017 14:14
nga:M H

1.
Se Hyji në tokë ka pamje Njeriu
Dhurata jote që veç dashuria
Kur pret stuhia e ngrin veriu
Si buka si uji ka shijen liria

Qiellit preke yje si lule në fushë
Pa e lënë fushën ta kafshojë malin
Kalove ylberin e vrarë në gushë
Po kur shtrëngata shalonte kalin

Ti mbolle drurin që i thonë jetë
Në kreshtën tënde me diellin kunorë
E barte dhembjen udhës përpjetë
Me lotin e vokët që shkrin dëborë.

2.
Po të më shihni një grumbull Hini
Kujtoni sa i madh ishte Zjarri
Secili mërdhezet e mos mërdhini
Kush në vrapim me dalë i pari.

Isha fort i butë me më thanë Hyjní
Një trup i gurtë përmbi bregore
Isha fort i qetë me më thanë Njerí
I gjallë për jetë në zemra njerëzore

Luta tokë e qiell në shqip ligjërimin
Bota e kuptoi me gjuhën e vetë
Malet u tundën e gjetën shpëtimin
Në Lumbardh e Drí shpirti ra i qetë.

12/06/2017 09:06

Momenti prekës kur Rugova i tregoi popullit se vuante nga kanceri