Showtime

Sabri Fejzullahu takohet në këtë vend me djalin e martesës së parë

01/11/2018 17:01
nga:N S

Ndoshta shumë prej jush nuk e keni ditur që Armendi është djali i madh i Sabri Fejzullahu, por nga martesa e parë e këngëtarit, shkruan Kosovarja.

Edhe Armendi ka trashëguar talentin në muzikë si i ati. Ai për një kohë të gjatë është marrë me krijime muzikorë, ishte edhe antar i grupit Votra. U bë kohë që nuk ka ndonjë projekt muzikorë, por nuk ka hequr dorë nga muzika pasi që atë mund ta dëgjojmë nëpër shumë mbrëmje muzikore në qytetin ku ai tash e sa kohë jeton, në Londër.

Armendi dhe Adelina fëmijët e martesës së parë të këngëtarit kanë treguar se lidhja e tyre familjare nuk është shkëputur, ata takojnë shpesh Ermalin dhe Bulzën . Gjithashtu edhe Nera ka treguar se ka një raport shumë të mirë me fëmijët e parë të Sabriut.

Sjellim këtë imazh ku shohim Sabriun me dy djemt Armendin dhe Ermalin, të tre bashkë do jenë pjesë në emisionin e Labit.

03/17/2018 14:09

Festë në familjen Fejzullahu (Foto)