Showtime

Sabri Fejzullahu po feston ditëlindjen e 73-të

09/16/2020 09:05
nga:L I

Dita e sotme është e veçantë për familjen Fejzullahu, shkruan GazetaBlic.

Këngëtari i cili numëron një karrierë muzikore mbi 40 vite po feston ditëlindjen e tij të 73-të.

Urime i parë për Sabri Fejzullahun ka ardhur nga bashkëshortja e tij, Nera e cila i ka dëshiruar jetë të gjatë me nipa dhe mbesa.

Ndërsa nuk ka munguar edhe ai nga djali i tij, Ermal Fejzullahu, teksa e ka quajtur të pazëvendësueshmin e shqiptarisë.

“Urime ditlindja i pazavensushmi i Shqipetarise. I bofsh edhe 100 bashke me buzqeshjen tane e zemren e bardhe e tmire qe e ki . Je krenaria jone, e sa ma gjate jeta jote aq ma e bukur jeta jem . Te duam shume une , e padyshim edhe krejt Shqipetaret kudo qe jane”, ka shkruar Ermali.

/GazetaBlic

09/14/2020 21:05

Ermali nga pushimet, publikon një fotografi me Arianën ja si e quan