Lajme

Sabit Geci: E çliruam vendin dhe tash jemi duke fjetur – argatët e Serbisë punojnë 24 orë

01/06/2020 23:36
nga:Gazeta Blic

Ish-komandanti i UÇK-së, Sabit Geci, ka thënë se luftëtarët që e çliruan Kosovën tashmë janë duke fjetur sepse nuk po bëjnë asgjë për t’i parandaluar argatët e Serbisë që punojnë 24 orë.

Në emisionin Zona B në Klan Kosova, ai thotë se është organizuar një grup kundër njerëzve të luftës dhe gjejnë dëshmitarë dhe u premtojnë atyre gjithçka.

“Familja ime është mësuar e shkreta të vuaj. Kjo është një vazhdimësi e Serbisë dhe argatëve të tyre që janë aktiv këtu. Nuk besoj që ka shumë, por janë shuma aktivë. Ne e kemi çliruar vendin dhe tash jemi duke fjetur – nuk jemi duke i parandaluar ata faqezinj që punojnë 24 orë”.

“Kur më kanë arrestuar në vitin 2000, i futën disa nene të tmerrshme dhe më dënuan gjashtë vjet. Gjykata e Apelit i hoqi ato nene të tmerrshme, por dënimin e lanë të njëjtin”.

“Një personi që dëshmonte kundër meje i kam thënë: Po të garantoj se unë nuk të kam parë, por po të kisha parë unë ty me këtë biografi që ke, ti sot nuk ishte këtu para Trupit Gjykues. E kam në proces verbal këtë punë”.

Ai thotë se argatët e Serbisë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë aktiv kundër luftëtarëve të UÇK-së.

“Janë organizuar një grup kundër njerëzve të luftës dhe gjejnë dëshmitarë dhe iu premtojnë gjithçka”.

“Asnjëherë në jetën time nuk kam kryer vrasje. Unë gjuhën e kërcënimit nuk e njoh fare. Për mua vetëm le ta flasin realitetin. Unë jam duke vuajtur nga shpifjet”.

01/26/2020 17:38

“Lufta me Rusinë, për sa kohë…”, zbulohet biseda telefonike e Trump me Ukrainën