Lajme

“Sa më shumë që shtyhet marrëveshja, kemi rrezik lufte” – Spahiu s’ndalet me paralajmërimet e tij

01/22/2024 22:54
nga:G C

Komentatori politik Nexhmedin Spahiu ka folur për takimin e sotëm i cili është bërë në Shkup, ku kryeministri i vendit Albin Kurti është ballafaquar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Spahiu në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun ai është shprehur sa më shumë që shtyhet kjo marrëveshje dhe për këtë mund të rrezikojm të kemi luftë.

“Sa më shpejt që të merret ky vendim përfitojmë që të dy palët, është mirë që këto gjëra të tejkalohen dhë mënyra më e mirë është me analizu marrëveshjen dhe kjo nuk merr shumë kohë dhe fakti që kanë bërë një dakordim në të dy palët dhe kjo tregon që është një çështje e përfunduar dhe nuk mbetët më që veq se me realize dhe sa më shumë që shtyhet marrëveshja, kemi rrezik lufte”, ka thënë ai.