Showtime

Ryva Kajtazi tregon pamje brenda shtëpisë së saj

05/23/2020 13:31
nga:L I

Ryva Kajtazi është një nga emrat mjaft të kërkuar në estradë për ahengje të ndryshme familjare, shkruan GazetaBlic.

Duke pasur një agjendë të ngjeshur me koncerte e mbrëmje të ndryshme muzikore, si dhe duke qenë me vite pjesë e skenës muzikore, këngëtarja bën një jetë mjaft luksoze.

E si rrallëherë, ajo ka zbuluar pamje të një pjese të ambientit në shtëpinë e saj.

Këngëtarja ka vite që është martuar, dhe tashmë ka një vajzë, ndërsa shumë shpejt ajo do të sjellë në jetë edhe fëmijën e saj të dytë, e që është djalë.

Në muzikë, këngëtarja ka një vit që nuk ka sjellur një projekt të ri, ndërsa ai i fundit mbetet “Santorini”.

https://youtu.be/CLdDxAa5DWs