Lajme

Ryan: Suedia ka “ngelur” në luftën kundër coronavirusit

09/01/2020 08:26
nga:Besa Toverlani

Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë vlerësoi se Suedia ka “ngelur” në luftën kundër pandemisë së coronavirusit, duke thënë se qasja e saj ishte e keqe.

Qeveria e Suedisë është kritikuar gjerësisht për kërkimin e imunitetit të tufës duke lejuar që virusi të lëviz nëpër popullatë, raporton CNN.

Por, mjeku Mike Ryan, drejtori ekzekutiv i Programit të Emergjencave Shëndetësore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, tha se nuk është e vërtetë që Suedia nuk ka zbatuar masa kontrolli.

“Ajo u përpoq të mbështetet te individët dhe komunitetet për t’iu përmbajtur këshillave të qeverisë dhe është përpjekur të shmangë vendosjen e bllokimeve të detyrueshme, mbajtjen e distancës”, pohoi Ryan.

Kjo bazohet në nivele historike të besimit midis qeverisë suedeze dhe njerëzve të saj, tha Ryan.

“Kjo është mënyra në të cilën bashkëveprojnë suedezët dhe qeveria e tyre”, tha ai duke shtuar se “Kjo është kontrata sociale në Suedi.

Ndryshe, 83958 persona në shtetin suedez janë infektuar me coronavirus gjersa kanë ndërruar jetë 5821 njerëz.

LEXO EDHE KËTË:

 

Haskuka bën homazhe te varrezat e dëshmorëve në Landovicë

10/06/2020 07:15

Trump del nga spitali