Lajme

Rusia ngre alarmin: Ukraina po na fut ushtarë nga Bjellorusia

07/02/2024 07:44
nga:Y I

Kremlini tha sot se një raport i ushtrisë bjelloruse tregon qe Ukraina kishte lëvizur më shumë trupa, armë dhe pajisje ushtarake në rajonin e saj verior Zhytomyr, i cili kufizohet me Bjellorusinë.

Dhe kjo sipas Kremlinit për një shkak për shqetësim. Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë pretendoi se Ukraina po ndërtonte forcat e saj të shtunën.

Një zëdhënës i shërbimit të rojës kufitare të Ukrainës tha sot se deklarata të tilla ishin pjesë e një “operacioni informativ” të mbështetur nga Rusia dhe se Kievi mbante forcat pranë kufirit me Bjellorusinë për të parandaluar çdo provokim. Kur u pyet në lidhje me pretendimin e rritjes në rajonin e Bjellorusisë.

Nga ana e tij, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u kujtoi gazetarëve se Bjellorusia ishte pjesë e një shteti të bashkuar me Rusinë dhe se dialogu midis Moskës dhe Minskut, ishte i ngushtë.