Sporti

Rusia më cilësore, Kosova humb ndeshjen por jo edhe shpresat për kualifikim

03/06/2020 19:51
nga:M K

Kosova është mposhtur bindshëm nga Rusia në ndeshjen eliminatore për kualifikim në EURO 2021.

Vashat kosovare kështu regjistrojnë edhe humbjen e dytë në katër ndeshje, për të mbetur në kuotën e gjashtë pikëve, tri më pak se kundërshtari i sotëm që tashmë pozicionohet në vendin e dytë, shkruan GazetaBlic.

Smirnova realizoi dy gola, teksa nga një shtuan Korovkina e Fedorova, duke mos harruar as autogolin e Fjolla Shalës në sekondën e 45’të.

Gjithsesi, shpresat për vashat kosovare edhe më tutje shihen në horizont, gjithmonë duke u bazuar në cilësinë e tyre dhe gjasat praktike në përllogaritjet matematikore.

Xhiron e ardhshme, saktësisht me datën 10 të këtij muaji, Kosova do të jetë nikoqire e Sllovenisë.

Më poshtë edhe renditja tabelare.

/GazetaBlic/

05/29/2020 10:37

Reagon raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovë: Pranojeni vendimin e Kushtetueses, ndryshimet kërkoni në zgjedhjet e ardhshme