Lajme

Rusët porositin Erdoganin: Nuk mund t’ju garantojmë siguri në Siri

03/01/2020 22:28
nga:E Sh

Rusia nuk mund të garantojë sigurinë për aviacionin turk në Siri pas vendimit të autoriteteve siriane për të mbyllur hapësirën ajrore mbi Idlib.

Kështu tha sot në një konferencë për media Oleg Zhuravlyov, kreu i Qendrës Siriane të Pajtimit të Luftës.

“Për shkak të përshkallëzimit të situatës së hapësirës ajrore mbi provincën Idlib, autoritetet siriane janë detyruar ta mbyllin atë. Në këto kushte, komanda e forcave ruse nuk mund të garantojë sigurinë për aviacionin turk mbi Sirinë,” tha ai, transmeton KosovaPress.