Lajme

Rukiqi: Rritja e çmimeve vjen për shkak të ç’rregullimit në tregjet globale – qeveria nuk mund të konsiderohet fajtore

10/26/2021 06:11
nga:M K

Rritja e çmimeve të disa produkteve ka shkaktuar reagime tek shumë qytetarë në Kosovë.

Disa nga ta mendojnë se fajtor për rritjen e çmimeve është qeveria.

Por, kush në të vërtetë është fajtor? Këtë e ka shpjeguar kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi.

Rukiqi në “Edicionin Special” tha se nuk mund të konsiderohet fajtore qeveria për shkak se kjo vjen si pasojë e ndikimit në tregjet globale.

“Ekspertiza ekonomike e imja por edhe e atyre që janë profesional në këtë aspekt nuk mund ta fajësojnë një individ apo nuk mund ta fajësojnë një dikaster, apo nuk mund ta fajësojnë qeverinë në këtë rast”.

“Pse ka ardhur deri tek rritja e çmimeve? Jo, tash për ta mbrojtur por për ta qenë real kjo vjen për shkak të ç’rregullimit në tregjet globale”.