• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Rukiqi: LDK-në do ta gjejnë krizat dhe problemet që qeveria aktuale i ka lënë/ Duhet të ballafaqohemi me pasojat shkatërruese në ekonomi

2 muaj më parë
nga:Sh R

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Berat Rukiqi, ka qenë i ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin.

Rukiqi thotë se nuk ka parti politike që do të ketë organizim më të mirë se LDK në ditën e zgjedhjeve.

“Shumë kush po më pyet se çka është kjo fushatë tash, ka shpërthyer, por kjo është se janë bërë detyrat e shtëpisë, kemi punu sistematikisht. E them me plotë bindje që nuk ka parti politike që do të ketë organizim më të mirë në ditën e zgjedhjeve se LDK, dhe ka me u reflektu me rezultat. Ne i kemi 20fishu takimet në diasporë. Na kemi qenë në minus, viti i pandemisë është minus, tash prej minusi me dal në plus është rritje”, tha ai.

Tutje ai shton se LDK-në do ta gjejnë krizat dhe problemet që qeveria aktuale do ti lë, ku thekson se do të duhet të ballafaqohen me pasojat shkatrruese në ekonomi.

Gjithashtu sa i përket një kërkese për bojkotimin e marketeve, e cila po qarkullon në internet, Rukiqi thotë se kjo nuk është zgjidhja, nuk është zgjidhje të bojkotohet, sipas tij zgjidhja është që qeveria të kujdeset që mos t’i rrisë ato çmime.

“Ka ndodh inflacioni, këta kanë thënë se ky është problem global. Kriza ka me na gjetë edhe neve, se ka me na gjetë kriza edhe problemet këta që i kanë lënë, tash na duhet me u ballafaqu me pasojat shkatrruse të tyre në ekonomi, me mungesen e investimeve dhe problemet e sektorit privat, me ikjen e njerëzve, na duhet me u ballafaqu me këtë krizë.Ishte një kërkesë me i bojkotu marketet, por kjo nuk është zgjidhja, nuk është me bojkotu, zgjidhja është qeveria me u kujdes që mos me arrit te ato çmime, mos me arrit te çmimet e larta që kemi përfundu”, u shpreh ai.

Ndër të tjera ai thotë se realiteti i ka demantu shifrat e ministrit Murati, sepse njerëzit jetojnë me keq se që kanë qenë.

“Te shifrat realiteti e ka demantu, njerëzit jetojnë më keq, kjo e ka demantu. Ministri i financave nuk është me dal me i dezorientu njerëzit me grafikone është me na tregu se cka është tu bo ai, nëse e ka luftu kontrabandën cka ka bo me lufut, nëse është tu e luftu rritjen e deficitit tregar, me na tregu se si e lufton”, përfundoi ai, shkruan GazetaBlic.