Në njëren nga tubimet elektorale, kryeministri Kurti sulmoi LDK-në duke thënë se “LDK-ja është bërë si PDK-ja” e “PDK-ja si LDK-ja”, sipas tij, sot “LDK-ja është e kundërta e Rugovës, e PDK-ja e kundërta e UÇK-së.
E për këtë, Rukiqi thotë se se mbështetja për partinë e tij është rritur vazhdimisht, dhe se ai e ka vërejtur këtë nga qyteti në qytet, në rrugë, në shtëpi dhe në tubime.
Ai theksoi se LDK ka arritur të demantojë mitet dhe propagandën e tij, në ato fusha ku është pretenduar që është i paprekshëm.
“Unë jam për herë të parë në garë dhe mundesh me vërejt dallimin nga qyteti në qytet e sheh mbështetjen e elektoratit, i sheh njerzit në rrugë në shtëpia, në oda i sheh njerëzit në tubime, i sheh njerëzit qysh kthehen, qysh të presin, qysh tregojnë përkrahje, qysh kanë entuziasëm dhe këtë e ka vërejtur gjatë muajve të fundit.
“Ne kemi arrit me ia zhbë mitin e tij që ai është ndryshimi i vërtetë në Kosovë, kur ne kemi arritë me zhbë propagandën në ekonomi dhe zhvillime, kur ne kemi arrit me ia zhbë mitin që ai është i pakorruptum dhe qeverisja e tij është pakorruptuar, pra të gjitha fushat ku ai i ka konsideru që i ka avantazhet dhe do të hyjë në fushatë me këto avantazhe, puna e pa lodhshme e organizuar e Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka demantu këtë, e ka zhbë propaganden e tij, dhe mitin në ato fusha ku është pretenduar që është i paprekshëm. Kjo e ka bë një pjesë të punës, pjesa e dytë fushata, kur e ka pa fushatën ai ka hy në fushatë me bindjen që ne nuk kemi me mbërri me mobilizu elektorat. Pra, ka hy si me u kthy në kohë, ka hy si në 2021 dhe pastaj është ballafaquar me krejt diçka tjetër, kur është ballafaquar me krejt diçka tjetër, kur e ka pa ku po i vjen, ka po i zvogëlohen numrat atij, edhe pse po i zvogëlohen tubimet, pse po i zvogëlohen përkrahja, ku po shkojnë ata njerëz, ata njerëz po kthehen në shtëpinë e vet, po kthehn në Lidhjen Demokratike të Kosovës” tha Rukiqi në Blic Interview raporton “Gazeta Blic”.