Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se ka ardhur koha që masat kufizuese të largohen për secilin sektor të ekonomisë.
Rukiqi, ka thënë se është koha verën ta presim të hapur dhe me gjallërinë, me të cilën karakterizohet.
“Sot, as 2 % e te testuarve nuk kane rezultuar pozitiv me COVID-19. Koha qe masat kufizuese per secilin sektor te ekonomise te largohen.
Koha qe veren ta presim te hapur dhe me gjallerine me te cilen karakterizohet. Turizmi veror (vizitat nga mergimataret) jane infuzioni i domosdoshem per ekonomine tone”, ka shkruar Rukiqi në Facebook.
LEXO EDHE:
“Persekutimi i qytetarëve në emër të luftës kundër korrupsionit”