Lajme

Rugova: Jam fitues, s’merrem me akuza

12/19/2017 19:10
nga:anonymous1000144531

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Istogut, Haki Rugova, i cili është shpallur fitues nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka mohuar akuzat e kundër kandidatit të tij, Gani Dreshajt, për parregullsi në zgjedhje.

Ai po ashtu ka hedhur poshtë akuzat për ndihmë nga Policia.

“Unë nuk merrem me akuza. Bashkëpunimi Kryetar-Polici e Istogut është paracaktuar”, tha Rugova për emisionin Imazh të RTK’së.

Sipas tij, Policia e Kosovës udhëhiqet nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe ka hiererakinë e vet.

“Unë nuk kam kompetenca për Policinë e Kosovës, theksoi ai.

Për ankesën e AAK- së në PZAP, Rugova vlerësoi se çdo kush ka të drejt të ankohet.

“Ata një herë festonin, pastaj thonë jo se pranojmë rezultatin”, tha ai.

 

01/13/2018 19:43

Demarkacioni mund ta çojë sërish vendin në zgjedhje