Sporti

Rugani rrezikoi të infektonte gjithë ekipin, ishte pozitiv që para ndeshjes me Interin

03/24/2020 12:50
nga:M K

Ishte i pari nga Juventusi i infektuar me koronavirus, teksa më pas infektoi edhe dy shokët e skuadrës, Matuidin e Dybalan.

Madje, raportohet se ai rrezikonte të infektonte gjithë skuadrën, pasi duket të ketë qenë pozitiv qysh para ndeshjes me Interin, pra me 8 Mars, përcjell GazetaBlic.

Në një intervistë dhënë mediave italiane, bashkëshortja e tij, ka deklaruar se simptomat e para i janë shfaqur me 7 Mars, një ditë para se t’iu nënshtronit tamponit, teksa në mbrëmje u ulë në bankën rezervë për duelin Juventus – Inter.

Tre ditë më vonë, “Zonja e Vjetër” e konfirmoi si pozitiv, teksa detyroi gjithë skuadrën që të izolohet, ku më pas, futbollistët si Paolo Dybala e Blaise Matuidi dolën të ishin të infektuar.

/GazetaBlic/

07/07/2020 23:45

Milani shënon fitore me aromë evropiane, Juventusi s’ka arsye për t’u shqetësuar