Showtime

Rudina Dembacaj ia hedh valles me ish deputetin shqiptar, kujton kohën kur nuk ishin të izoluar

03/26/2020 17:30
nga:L I

Ka disa muaj që moderatorja Rudina Dembacaj bëri publike lidhjen e saj të dashurisë me ish deputetin Mark Frroku, shkruan GazetaBlic.

Dembacaj tashmë nuk heziton aspak edhe të bëjë dedikime për partnerin e saj të ri, ndërsa ditë më parë zbuloi edhe detaje intime nga lidhja e saj.

E duke qenë të izoluar, moderatorja e ekranit shqiptar ka vendosur të publikoj një video të realizuar muaj më parë.

View this post on Instagram

Para eres se corones ! ❤️ @ksela_lara

A post shared by Rudinadembacaj (@rudinadembacaj) on

Në video shihen ajo dhe Mark Frroku duke kërcyer në një festë të organizuar në Tiranë.?

“Para erës së koronës” ka shkruar moderatorja.

Ndryshe, Rudina ka qenë e martuar me Aleksandër Varfaj me të cilin kanë dhe një vajzë të quajtur Viktoria, ndërsa tani ajo po bashkëjeton me të dashurin e ri si dhe dy vajzat e tij.

/GazetaBlic