Mbrojtësi qendror i Gjermanisë, Antonio Rudiger, pësoi një tendosje muskulore në pjesën e pasme të kofshës së djathtë në ndeshjen kundër Zvicrës, raporton një reporter i Sky.
Megjithatë, stafi mjekësor i Gjermanisë është optimist se mbrojtësi i Real Madridit nuk është lënduar rëndë dhe do të shërohet për ndeshjen e 1/16-tës, transmeton GazetaBlic Sport.
Gjermania do të përballet me nënkampionet e Grupit C të shtunën më 29 qershor në orën 22:00. Kundërshtari do të jetë dikush nga Italia, Kroacia dhe Shqipëria.
/GazetaBlic Sport.