Derisa po vazhdon dëshminë para Gjykatës Speciale, ish-diplomati amerikan, James Rubin, u pyet edhe për Rexhep Selimin, një nga ish-krerët e UÇK-së, i cili po mbahet në paraburgim në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Shkurtimisht, Rubin u përgjigj duke thënë se nuk rezulton ta ketë takuar ndonjëherë.
“Kam dëgjuar me fjalë, nuk besoj ta kem takuar, apo të kem ndërvepruar me të, thjeshtë di emrin”.


