Cult

Rrugëtimi i Huniadit për në Kosovë dhe tradhtia serbe

10/27/2018 15:57
nga:Gazeta Blic

“Për Betejën e Kosovës (1389) dinë të gjithë, por shumë pak dinë për Betejën e Dytë të Kosovës. Patriotizmi, dëshira për t’u flijuar për atdhetarizëm, si dhe flijimi me vetëdije për ideale, kanë mbetur në kujtesën e popullit tonë (popullit serb, E.R.). Kjo ngjarje – datë mban që atëherë simbolikë të fuqishme, e cila me rastin e çdo manifestimi vjetor të ri është gjithherë më e madhe”, shkruan historiani Ivan Ristiq.

“Megjithatë, opinionit të gjerë i është pak e njohur që më shumë se një gjysmë shekulli më vonë (1448) zhvillohet edhe Beteja e Dytë e Kosovës ndërmjet forcave të Mbretërisë Hungareze të sforcuara me njësi vllahe të udhëhequra nga J. Huniadi nga njëra anë, e forcave osmane turke të udhëhequra nga Sulltan Murati II në anën tjetër, shkruan Enver Rexha në pjesën e dytë të “historiografia serbe për betejën e dytë të Kosovës”.

Huniadi vlerësonte se kishte ardhur momenti ideal që turqve t’u jepej grushti fatal dhe të ndalohej depërtimi i mëtejmë i tyre në Ballkan. Mendimi i tij ishte që ushtria hungareze në Kosovë të lidhej – bashkohej me forcat e Skënderbeut, që në këtë mënyrë bashkërisht të shkaktonin goditjen vendimtare – grushtin vendimtar ndaj osmanlinjve. Megjithatë, trupat e Huniadit ishin rrahur deri në këmbë para se të arrinin të takoheshin me ushtrinë e Skënderbeut”, shkruan ai.

Përzierja e dy betejave të Kosovës

Sa i takon Betejës së Kosovës, historiani Vojislav Pavloviq në një intervistë për gazetën “Politika” në janar të vitit 2009, thotë se shumë harrojnë që ato kanë qenë dy, e para më 1389 dhe e dyta në tetor 1448.