Lajme

Rrugët e fshatit Isniq të Deçanit shndërrohen “në patinazh” pas reshjeve të shiut (Foto)

03/02/2018 13:35
nga:M H

Gjatë kësaj jave vendi ynë është përballur me temperatura të ulëta dhe reshje bore, të cilat kanë bërë që të vështirësohet komunikacioni rrugor.

Ndërkaq sot në vendin tonë po mban mot me shi dhe temperaturat kanë shënuar ngritje, por reshjet e shiut kanë shkaktuar sërish probleme në rrugë duke bërë kështu që bora që kishte rënë të shndërrohet në akull.

Në fshatin Isniq të komunës së Deçanit shiu që ka rënë mbrëmë dhe po vazhdon të bie edhe sot, ka bërë që rrugët në këtë fshat të shndërrohen në “pistë patinazhi” nga akulli që është krijuar.

Në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale, shihet se shtresa e akullit është mjaftë e madhe dhe u është apeluar shoferëve dhe këmbësorëve që të kenë kujdes.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit do të ketë përmirësim të temperaturave. /Telegrafi/

08/09/2018 21:25

Bllokohet rruga në këtë qytet të Kosovës, shkak nusja!